Dedaj: Njohjet e Kosovës nuk janë merita personale
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se njohjet e shtetit të Kosovës nuk janë merita personale, raporton “Zëri.info”.
Dedaj ka konsideruar se tendencat për të personalizuar njohjet janë dëshmi e narcisoizmit dhe piraterizimit politik.
Përndryshe tanimë janë bërë tetë muaj pa e njohur asnjë shtet i ri Kosovën, derisa Gjergj Dedaj është zëvendësministër në ministrinë që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli.
LEXO EDHE: Tërheqja e njohjeve, propagandë e Serbisë
Ky është reagimi i plotë i tij:
Njohjet e Kosoves nuk jane merita personale!
Pirateria politike e demton imazhin e Kosoves!
Kosova qe nga shpallja e pavaresise, me 17 Shkurt 2008, ka marrur nje numer te konsideruar njohjesh, e keto njohje nuk jane ase atehere dhe as tani merite personale, jane merite e nje gjenerate te tere politike ne dekadat e fundit, e gjakut dhe luftes per liri dhe martirizimit heroik te popullit te Kosoves.
Shtetet serioze e njohin nje shtet, ne baze te se drejtes nderkombetare dhe te verdiktit te GJND dhe jo per hater te filanit apo fistekut.
Tendencat per te personalizuar njohjet jane deshmi e narcisoizmit dhe piraterizmit politik, per poena dhe marketing personal e partiak, dhe si te tilla jane te demshme,uzurpatore dhe te pa verteta! /ZËRI