Aksident i rëndë trafiku në Vushtrri

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe kanë marrë tretman mjekësor pasi që për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë janë rrokullisur në një kanal, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Poshtme në Vushtrri.

LEXO EDHE: Bie në kanal, ndërron jetë viktima

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Dumnicë e Poshtme, Vushtrri 22.09.2018 – 13:20. Dy meshkuj K-Shqiptar gjersa kanë qenë duke udhëtuar me veturë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një kanal. Dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. /ZËRI