Akili ndalet në rundin e katërt në Botëror

Akil Gjakova ndalet në raundin e katërt të Kampionatit Botëror Baku 2018. Xhudisti ynë nuk arriti të kalojë Zhansay Smagulov të Kazakistanit, në kategorinë -73 kilogramë.

Arritja deri në 16 më të mirët e botës vlerësohet sukses për Akilin, i cili fiton pikë të reja Olimpike për Tokyo 2020.