Pasi bëhet ‘horë’, Jahjaga largon fotografinë nga rrjeti social

Ish-presidentja Atifete Jahjaga e cila është duke e përcjell ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës ndaj Ishujve Faroe, pak më parë bëri një gafë në rrjetin social “Instagram”, shkruan “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Jahjaga në përkrahje të Kosovës, por nuk e ka idenë me kënd luan (FOTO)

Jahjaga në këtë rrjet social në profilin e saj zyrtar kishte publikuar një fotografi nga stadiumi “Fadil Vokrri”, duke treguar kështu përkrahjen e saj ndaj Kosovës, mirëpo ish-presidentja, nuk e dinte kundërshtarin e përfaqësues kosovare.

Ajo në vend se të shkruante “Kosova VS Ishujt Faroe”, kishte bërë gafë dhe e kishte shkruar “Kosova VS Azerbajxhan”, përcjell “Zeri.info”.

Mirëpo, menjëherë pasi e ka vërejtur këtë, Jahjaga e ka larguar këtë fotografi nga “Instastory”.

Kujtojmë se momentalisht Kosova është në epërsi prej 2:0 ndaj Ishujve Faroe. /ZËRI/