Lumezi: Nuk dorëhiqem
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për shtyp, tha se nuk do të japë dorëheqje pas kërkesave të shumta që po bëhen për largimin e tij.
“
Mes tjerash në këtë konferencë Lumezi u pyet nga gazetarët edhe për protestën e sotme të shoqërisë civile që kërkon dorëheqjen e tij. Ai lidhur me këtë tha se nuk i merr për bazë kërkesat e pa bazuara.
"Nëse institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës përkatësisht KPK, e vlerësojnë se e kam shkelë ligjin, do ta pranoj secilin vendim por kurrsesi nuk do ta pranoj presionin e subjekteve politike, shoqërisë civile të cilët interferojnë në punën e Kryeprokurorit të Shtetit", tha tutje ai.
LEXO EDHE: Lumezi flet për listat e veteranëve
Sot nga ora 18:00, do të protestohet duke kërkuar dorëheqjen e Lumezit dhe procesin e vetingut sistemit të drejtësisë. /ZERI