Mesazhi i Klopp për Shaqirin

Xherdan Shaqiri asnjëherë nuk do të arrijë të startojë para Mane-Firmino-Salah, treshes së frikshme të Liverpoolit që pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp.

Duke folur në konferencë për media para ndeshjes me Crystal Palace, Klopp te lojtarët në fjalë – duke i dërguar mesazh Xherdanit në njëfarë mënyre se ata janë të pazëvendësueshëm, çka do të thotë se Shaqa duhet të shpresojë te ndonjë dëmtim i tyre, apo të luajë kohë pas kohe në mesfushë, por edhe kur duan të pushojnë.

Mohamed Salah (45), Sadio Mane (20) dhe Roberto Firmino (27) shënuan së bashku 92 gola sezonin e kaluar.

“Konkurrencë mes tyre për gola? Ata nuk garojnë, nuk mendojnë për golat e tjetrit apo tjetrit – ata duan dhe e shijojnë lojën së bashku, kjo është diçka e mirë”, u shpreh Klopp.

“Nuk mendoj se në këtë moment ata janë të shqetësuar për numrin e golave, ata duan vetëm t’i fitojnë ndeshjet”. /Insporti.com/