Arti në zi! Këngëtarja e njohur bën vetëvrasje
Vokalistja e grupit "Huntress", Jill Janus ka vdekur në moshën 43 vjeç.
Në një deklaratë të grupit të saj në faqen e tyre në Facebook, thuhet se ajo ka bërë vetëvrasje, të martën, shkruan BBC news, transmeton lajmi.net.
Grupi tha se ajo po vuante prej sëmundjes mendore tash e një kohë të gjatë, por po shpresonte ta kalonte këtë gjendje.
Në deklaratën e grupit ndër të tjera shkruan “Zemrat tona janë thyer, ajo do të na mungojë më shumë sesa që do ta kishte menduar ndonjëherë”.
Grupi u formua në vitin 2010, ata kanë lansuar tre albume dhe po përgatisnin të katërtin.
Ajo ishte diagnostikuar me fazë të hershme të kancerit në mitër gjatë vitit 2015.