Vjedh në kishë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull i komunitetit rom pasi që u njëjti ka vjedhur në Kishën Ortodokse në fshatin Babimoc të Komunës së Obiliqit, transmeton “Zëri.info”.
Sipas policisë i dyshuari e ka pranuar veprën e kryer dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
LEXO EDHE: 63-vjeçari që u gjet mbrëmë i vdekur në Prishtinë dërgohet për autopsi
Ja njoftimi i plotë:
Fsh. Babimoc, Obiliq 28.07.2018 – 12:15. Lidhur me rastin me 09.08.2018, pas një pune intenzive të njësisë së hetimeve të st.poilicor Obiliq është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom në shtëpinë e tijë në fshatin Prilluzhë – Vushtrri në lidhje me vjedhjën e kryer në në kultin fetar (kishën ortodokse) në fshatin Babimoc të ndodhur më datë 28.07.2018. I dyshuari ka pranuar se ka kryer këtë vepër penale. Pas konsulltimit me prokurorin kujdestar, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes./ZËRI