Kronika

63-vjeçari që u gjet mbrëmë i vdekur në Prishtinë dërgohet për autopsi

63-vjeçari që u gjet mbrëmë i vdekur në Prishtinë dërgohet për autopsi
10 gusht 2018 • 09 : 46

Lexo detajet

Policia e Prishtinës ka konfirmuar se 63 vjeçari i cili u gjet i vdekur mbrëmë në lagjen “Pejton” është dërguar për autopsi.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti tha për KALLXO.com se tek viktima policia nuk ka hasur në ndonjë shenjë por me urdhër të prokurorit rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.

LEXO EDHE: Nisin hetimet për mosveprim në rastin e vrasjes së dyfishtë

“Me urdhër të prokurorit rasti është hapur si vdekje e dyshimtë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion” tha Ahmeti.

Ndërkohë që njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

© zëri.info