Manipulimet e Thaçit me Luginën e Preshevës

Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, si dhe paralajmërimet e tij për organizim të referendumit për këtë çështje po vlerësohen si manipulime. Opozita dhe shoqëria civile thonë se këto deklarata kreu i shtetit po i bën për t’i arsyetuar koncesionet që do të bëhen në kuadër të dialogut, shkruan sot gazeta "Zëri". 

Menjëherë pasi nisi faza finale e dialogut Kosovë - Serbi kreu i shtetit, Hashim Thaçi, nisi të japë edhe paralajmërime të njëpasnjëshme, duke nisur nga “alarmi” se do të ketë marrëveshje të dhimbshme për të dyja vendet e deri te ajo se do të ketë korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

LEXO EDHE: ''Ndryshimi i kufijve, skenar i hershëm i Beogradit''

Pos kësaj presidenti, i cili po e përfaqëson Kosovën në këtë proces, ka bërë të ditur tashmë se në kuadër të fazës finale do të diskutohet edhe për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ndonëse një gjë e tillë sipas tij është thuajse e pamundur. Madje për tërë këto çështje Thaçi ka paralajmëruar edhe referendum, ndonëse aktualisht Kosova e ka të pamundur të organizojë referendum, pasi nuk ka ligj për këtë çështje.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe zyrtarë të opozitës i konsiderojnë krejtësisht manipulative dhe “lojë fjalësh” deklaratat e tilla të presidentit. Sipas tyre, zhurma që po bëhet për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Luginës me Kosovën po bëhet me qëllimin e vetëm, që Thaçi ta arsyetojë koncesionin e dhimbshëm që do të bëhet me themelimin e Asociacionit. Me një veprim të tillë, siç shprehen opozitarët, do të bëhet edhe ndarja e brendshme e Republikës së Kosovës...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)