Dua Lipa: Jam me fat që mund ta bëj vendin tim krenar

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, me të arritur në Prishtinë ka mbajtur një konferencë para gazetarëve ku është shprehur tejet e lumtur për ardhjen në Kosovë, raporton "Zeri.info".

LEXO EDHE: Dua Lipa: Më vjen shumë mirë që jam në Prishtinë

E pyetur se a synon edhe më tepër përveç këtij suksesi gjigand Dua ka thënë se është gjithmonë në kërkim të diçkaje më të madhe.

"Ndihem sikur është fillimi i karrierës dhe ndihem me fat që mund ta bëjë vendin tim krenar", tha Dua.

“Sunny Hill Festival”. do të mbahet me 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Organizatorët janë optimistë se ky festival do ta vendos Kosovën në hartën kulturore të Evropës dhe do të sjellë në Prishtinë edhe turistë. Zëri.