Dua Lipa: Më vjen shumë mirë që jam në Prishtinë

Kultura August 08, 2018 - 19:32
Fjalët e para të Dua Lipës

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, me të arritur në Prishtinë ka mbajtur një konferencë para gazetarëve ku është shprehur tejet e lumtur për ardhjen në Kosovë.

"Po më vjen shumë mirë që po e bëjmë një festival, diçka ndryshe në Prishtinë pas koncertit. Kjo e filloi idenë për të ftuar artistë internacional dhe vendas. Po më vjen mirë që jam këtu", theksoi Dua, raporton "Zeri.info".

Përveç saj në konferencë foli edhe i ati i saj, Dukagjin Lipa, i cili falënderojë të gjithë  përkrahësit e këtij festivali.

Rikujtojmë se Dua Lipa po organizon në parkun “Gërmia” në Prishtinë festivalin treditor “Sunny Hill Festival”, ku do të marrin pjesë edhe artistët Action Bronson e Martin Garrix si artistët kryesor të këtij festivali. Përveç tyre në këtë festival do të interpretojnë edhe shumë emra të famshëm lokal e ndërkombëtar.

“Sunny Hill Festival”. do të mbahet me 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Organizatorët janë optimistë se ky festival do ta vendos Kosovën në hartën kulturore të Evropës dhe do të sjellë në Prishtinë edhe turistë. /Zëri./