Ambasadori amerikan ngushëllon familjen e Adem Demaçit

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, i ka shprehur ngushëllime familjes së veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

LEXO EDHE: Kurti për Demaçin: ‘Kur nuk kishin ushtri ai ishte luftëtari’

“Beteja e tij e gjatë për të drejtat e njeriut dhe kontributi i tij për Kosovën, nuk do të harrohen kurrë”, thuhet në postimin të cilin ambasadori e ka bërë në rrjetin social Twitter.