Kurti për Demaçin: ‘Kur nuk kishin ushtri ai ishte luftëtari’

Aktuale July 27, 2018 - 13:18
Detajet

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Abin Kurti ka shprehur dhimbje për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit, raporton “Zëri.info”.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka ngritur lartë figurën e Demaçit duke e cilësuar edhe si luftëtarë.

LEXO EDHE: Momenti kur familjarët e Adem Demaçit bëjnë homazhe pranë arkivolit të tij

Ja postimi i plotë i Kurtit:

Kur nuk kishin shkolla shqiptarët, Adem Demaçi ishte mësues, kur nuk kishin universitet ishte intelektuali i tyre, e kur nuk kishin ushtri ai ishte luftëtari. Është tallur me vdekjen dhe i ka buzëqeshur rrezikut. I qëndrueshëm përtej imagjinatës dhe frymëzues jashtë vetëdijes. Me kthjelltësi në mendje, me këngë në zemër, me kurriz në trup dhe me fjalët në majë të gjuhës. Bindjet nuk ia ndryshoi as koha e as mosha. Adem Demaçi ka jetuar gjatë dhe shumë, i tillë do jetë edhe ndikimi i tij: i gjatë në ardhmëri dhe i shumtë ndër brezat që do të vijnë. Përkulem para jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit! Lavdi! /ZËRI