LDK: Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një telegrami e ka ngushëlluar familjen Demaçi për humbjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçit, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Thaçi: Është e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës ka ndërruar jetë

“Lidhja Demokratike e Kosovës i  shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Demaçi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar kombëtar, Adem Demaçit. Adem Demaçi ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë në Kosovë, duke mos u nënshtruar asnjëherë para dënimeve drastike dhe dhunës së regjimit serb. Qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën kombëtare të Adem Demaçit dhe veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.” , thuhet në telegramin e ngushëllimit të LDK-së. /ZËRI