Dua Lipa, artistja e parë ndërkombëtare që performon në Tomorrowland

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur edhe një sukses në karrierën e saj.

Dua Lipa mbrëmë ka performuar në festivalin e njohur botërisht që mbahet në Belgjikë, Tomorrowland, dhe ka qenë pikërisht pjesëmarrja e saj në këtë festival që ka thyer një rekord ndërkombëtar.

“Këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në Tomorrowland”, ka shkruar vetë Lipa në Instagram për paraqitjen e saj në këtë festival. /Kultplus