Kadriaj: Pa viza s’ka kuptim të vazhdojë dialogu

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme është deklaruar rreth kërkesës së AAK-së për ta ndërprerë dialogun derisa të jepet një vendim për vizat. Me këtë rast shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se e respekton këtë kërkesë, por ai ka thënë se pret që të mos ketë nevojë fare për një gjë të tillë, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Ndërkaq teksa ka folur rreth kësaj, deputetja e AAK-së Time Kadriaj ka thënë se nuk ka kuptim që të vazhdojë dialogu me Serbinë pa u hequr vizat.

“Aleanca e ka parashtruar rezolutën sepse Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe duhet të ketë liberalizim. Nëse nuk kemi liberalizim është e pakuptimtë që të vazhdohet dialogu”, ka deklaruar ajo për “Zërin”. 

LEXO EDHE: "Pikë e pesë" për dialogun

Sipas saj, në procesin e dialogut duhet të kenë rol të gjitha partitë politike