Rakitic: Ky ishte problemi i Anglisë në duelin ndaj Kroacisë
Ivan Rakitic ka analizuar fitoren ndaj Anglisë dhe finalen e Botërorit ndaj Francës.
Ivan Rakitic ka akuzuar Anglinë se nënçmoi Kroacinë në duelin e tyre në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror 2018.
LEXO EDHE: Modric sulmon anglezët pas kualifikimit në finalen e “Botërorit 2018”
Mesfushori ka thënë se Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen, derisa në fund u mposhtën nga Kroacia me rezultat 2:1.
“Duhet të jeni më korrekt. Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen”, deklaroi Rakitic, përcjell “lajmi.net”.
“Sa i përket finales, Franca ka një ekip shumë të fortë. Duhet të zhvillojmë lojën më të mirë të mundshme. Finalja e Botërorit është një ndeshej perfektë. Nëse jemi në finale, është pse duhet ta fitojmë”, u shpreh ai.