Botërori 2018

Modric sulmon anglezët pas kualifikimit në finalen e ''Botërorit 2018''

Modric sulmon anglezët pas kualifikimit në finalen e ''Botërorit 2018''
12 korrik 2018 • 07 : 55

Lexoni më shumë detaje

Luka Modric ka kritikuar anglezët pas fitores ndaj tyre në gjysmëfinalen e “Kampionatit botëror 2018”.

LEXO EDHE: Historia prekëse e Luka Modricit, serbët ia ekzekutuan gjyshin, askush nuk besonte në talentin e tij si fëmijë

Luka Modric ka reaguar pas kualifikimit në finalen e “Kampionatit botëror 2018”.

Mesfushori i Kroacisë ka thënë se gazetarët anglezë por edhe tifozët e tyre nuk shfaqën respektin e duhur ndaj Kroacisë para fitores së tyre 2:1 në gjysmëfinale.

“Gazetarët anglezë, analistët dhe televizionet, ata e nënçmuan Kroacinë sonte dhe ishte një gabim i madh”, deklaroi Modric pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Të gjitha këto fjalë që dëgjojmë, ne i lexuam dhe i kemi thënë vetes në rregull, sonte do ta shohim kush do të jetë i lodhur”, u shpreh ai.

© zëri.info