Thaçi: Asociacioni do të formohet sipas kushtetutës, duhet të shmangim konfliktet e reja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme është duke qëndruar në Bruksel me ftesë nga Frederica Mogherini, për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Zëri.info”.

Ai në këtë takim pritet të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Para këtij takimi Hashim Thaçi, ka folur lidhur me këtë takim për Deutche Wellen.

Sipas Thacit ky takim ka për qëllim rregullimin e marrëdhënieve më Serbinë. Ai ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Sipas tij kjo do të bëhet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

LEXO EDHE: Çfarë do të diskutojnë Thaçi dhe Vuçiq në Bruksel?

“Është edhe rrezik edhe për konflikte të reja. Kosova ka marrë obligim që ta formoj Asociacionin e Komunave Serbe sipas marrëveshjes së Brukselit. Kemi një kushtetutë moderne dhe demokratike dhe sa më shumë që ne i integrojmë serbët aq më shumë do të jemi afër vlerave evropiane”, ka thënë Thaçi.

Tutje ai ka folur edhe për kritikat e partive opozitare lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë takim dhe për udhëheqjen e dialogut mes këtyre dy vendeve.

“I kuptoj zërat kritik dhe zërat e ndryshme, opinione të tilla ka pasur edhe më herët për marrëveshjen e Demarkacionit. Asociacioni do të jetë në përputhshmëri me kushtetutën tonë dhe me ligjet tona. Ky është takimi fillestar. Takimi i parë i nivelit të tillë për fazën finale. Ky është procese që i takon të gjithëve edhe presidentit edhe qeverisë edhe parlamentit. Ne duhet të sillemi si shtet dhe jo me mentalitet të të kaluarës”, ka thënë tutje ai.