Çfarë do të diskutojnë Thaçi dhe Vuçiq në Bruksel?

Aktuale June 24, 2018 - 14:00
Lexo detajet

Dialogu i nivelit të lartë ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit do të vazhdojë sot në Bruksel. Të dy do të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me Mogherinin, për të vazhduar me diskutimet për fazën finale të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb, Vuçiq edhe sot pritet ta hap si temë kryesore krijimin e Asociacionit, shkruan gazeta serbe Novosti.

Serbët vazhdimisht po pretendojnë se një marrëveshje e tillë duhet të zbatohet, edhe pse BE-ja ka kërkuar që edhe pala serbe t’i zbatrojë marrëveshjet, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: Ja kur pritet të fillojë takimi Thaçi-Vuçiq

“Brukseli pret zgjidhjen emergjente të Asociacionit. Një zgjidhje emergjente kërkohet gjithashtu edhe për nergjinë”, shkruajnë mediat serbe.

Madje, sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Beta në tryezë do të jetë edhe tema e Gazivodës.

Takimi i sotëm u konfirmua nga zyra e Mogherinit. Në njoftimin për media u tha se takimi i sotmë do të jetë në kuadër të fazës finale të dialogut ndërmjet dy shteteve.

“Thaçi dhe Vuçiq përmes Mohgernit do të fillojnë të punojnë në normalizimin e plotë të raporteve, me një marrëveshje ligjiërisht të detyrueshme”, u bë e ditur nga zyra e Mogherinit për Novosti.

Ky takim do të mbahet pak ditë para samitit të BE-së ku do të miratohen konkluzionet e liderëve evropianë për progresin e rajonit dhe dialogun Prishtinë-Beograd.

Kurse nga ana e Kosovës, presidenti Thaçi ditë më parë deklaroi se temë diskutimi do të jetë edhe demarkimi i kufirit.

Presidenti theksoi se një gjë e tillë mund të bëhet edhe me ndihëmn e NATO-s.

“Ne do të kemi çështjen me demarkacionin me Serbinë rreth 400 km, ju e dini se çfarë situate kemi kaluar me Malin e Zi, tri vite pritje. Prandaj, ne duhet të bëjmë të gjithë se bashku ekipin që do të punojë për demarkacion me Serbinë. Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Takimet me Mogherinin në Bruksel pritet të nisin nga ora 15:00.