Meta: Hilmi Haradinaj, burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë

Ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinajt kanë ardhur edhe nga krerë shtetëror në Shqipëri, shkruan “Zëri.info”.

Lidhur me vdekjen e Haradinajt, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se lajmin për vdekjen e tij e ka marrë me hidhërim.

Sipas Metës, Haradinaj Kosovës i ka dhënë dy heronj, si dhe e ka konsideruar si një njeri mikpritës , të traditës dhe atdhedashës.

LEXO EDHE: Kurti: Haradinaj i dha luftës për çlirimin e Kosovës, katër gjeneralë e dy dëshmorë

Postimi i plotë i Metës:

“Me hidhërim të madh, mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.

Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.

Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!”,. /ZERI