Dobitë që sjell pirja e kafesë
Shkencëtarët në Universitetin e Yorkut kanë konstatuar se kafeja ul rrezikun për dëmtime kardiake, përcjell "Zëri".
Zbulimi i ri thotë se pacientët që pinë 12 filxhanë kafeje në ditë kanë 20 për qind më pak shanse të vdesin para kohe nga dëmtimet e zemrës në krahasim me ata që nuk pinë kafe.
Me fjalë të tjera, kafeja ndihmon në shërimin e zemrës pas atakut dhe ul shanset për përsëritjen e një ataku tjetër, transmeton "Zeri.info".
LEXO EDHE: Kjo pije pastron trupin nga yndyrat
Por shkencëtarët theksuan se konsumi i moderuar i kafesë është i rëndësishëm.
Pija më popullore konsiderohej dikur si e dëmshme, por sot shkencëtarët thonë se është e mirë pasi ndihmon në parandalimin e kancerit të mëlçisë, Alzheimerit, etj. /ZËRI/