Shpallen fajtor të akuzuarit për sulm ndaj ekipit të futbollit të Izraelit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me mbi 35 vjet nëntë të akuzuarit për përgatitje të sulmit terrorist në lojën Shqipëri-Izrael, raporton “Zëri.info”.

Visar Ibishi me 10 vjet dënim unik, Burim Istrefi 3 vjet burgim, Leotrim Vojvoda 5 vjet, Flamur Gashi 5 vjet burgim, Kenan Plakaj 1 vit e 6 muaj burgim, Artan Ahmetaj 1vit e 6 muaj, Lulzim Gashi 6 vjet burgim, Leotrim Musliu 3 vjet e 6 muaj dhe Besart Peci 2500 euro, të akuzuar për përgatitje të sulmit ndaj kombëtares së Izraelit, në lojë.

Shqipëri-Izrael. Rasti kishte ndodhur më 12 nëntor 2016 kur ishte paraparë të zhvillohej loja e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018. /Zëri/