Hoti: Agani, intelektual i papërsëritshëm

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kujtuar, përmes një postimi, profesor Fehmi Aganin në 19 vjetorin e vrasjes së tij.

LEXO EDHE: Thaçi: Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe

Hoti në Facebook shkruan se Agani ishte një intelektual i papërsëritshëm që bashkë me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën kanë shkruar historinë e re të Kosovës.

“Intelektual i pa përsëritshëm, që bashkë me Rugovën shkruan historinë e re të Kosovës. Të nderuar që e kishim në LDK. Me këdo që ka pasur komunikim, kë lënë ndikim si kolos i mendimit filozofik dhe demokracisë”, ka shkruar Hoti