Thaçi: Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe

Aktuale May 06, 2018 - 10:46
19 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në 19 vjetorin e vrasjes nga forcat policore e ushtarake serbe,  ka  kujtuar sot profesorin Fehmi Agani, transmeton "Zëri.info"

Thaçi e ka ngritur lartë figurën e tij duke e cilësuar kështu si njërin nga intelektualët më të shquar dhe ndër politikanin më të mprehtë në Kosovë. 

LEXO EDHE: 19 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Statusi i plotë:

Para nëntëmbëdhjetë vitesh forcat policore serbe vranë akademik Fehmi Aganin, njërin nga intelektualët më të shquar dhe politikanin ndër më mprehtë të Kosovës. Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe, sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik që u dëshmua veçanërisht gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet. HTH. /ZERI