Seanca për të pagjeturit, pa përfaqësues të Qeverisë

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, është duke u mbajtur pa praninë e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe pa shumicën e pjesëtarëve të kabinetit të tij, raporton “Zëri.info”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe ata të pozitës e kanë kritikuar këtë mungesë të përfaqësuesve opozitar, në një ditë kaq të rëndësishme për vendin.

LEXO EDHE: Brovina: 1652 mbetet numri i të pagjeturve në Kosovë

Flora Brovina nga PDK-ja, tha se është keq që përfaqësuesit qeveritar nuk janë këtu, por që ajo nuk do të ndalet në këtë pikë.

Po ashtu kjo gjë u kritikua edhe nga deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci. /Zëri/