Brovina: 1652 mbetet numri i të pagjeturve në Kosovë

Aktuale April 27, 2018 - 11:01
Lexo detajet

Flora Brovina nga PDK-ja në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovë, tha se fati i të pagjeturve ende nuk dihet, përderisa serbët vazhdojnë të jenë të zëshëm në këtë aspekt, raporton “Zeri.info”

“Prej vitit në vit diskutojmë për ata që na mungojnë, prej vitit e shprehim dhimbjen tonë edhe në këtë Kuvend, prej mandatit në mandat diskutojmë vet me vete dhe nxjerrim rezoluta që i ngjasojnë me njëra tjetrën sepse kanë një përmbajtje. Në rend të parë kemi kërkesën ose lutjen që Bashkësia Ndërkombëtare të ndikoj që Serbia sa më parë të zbardh fatin e të pagjeturve, të kushtëzohen bisedimet me Serbinë me fatin e të pagjeturve”, tha Brovina.

Brovina ka theksuar se mbeten 1652 të pagjetur, dhe ky numër ka ndryshuar shumë pak ndër vite.

LEXO EDHE: Bogujevci: Serbët nuk duan të pranojnë krimet në Kosovë

“Për fat të keq numri i të pagjeturve ka ndryshuar shumë pak, tani janë edhe 1652 vetë dhe për fat të keq e shohim se sa pak njerëz janë gjetur deri më sot”, tha ajo.

Brovina mes tjerash tha se serbët që kanë kryer fajin janë më të zëshëm edhe në diskutimet me ndërkombëtarët, pavarësisht se numri i të pagjeturve të Kosovës është shumë më i madh.

“Më të zëshmit janë atë që e kanë kryer edhe fajin, Kriminelet e Serbisë sepse ata e ngrisin zërin edhe në qarqet ndërkombëtare ndërsa ndihet që në mesin e të pagjeturve më shumë se 75% janë shqiptar”, tha ajo.

Brovina në fund ka kritikuar edhe institucionet e vendit, të cilët sipas saj ende nuk i kanë siguruar dokumentet e këtyre personave të pagjetur. /Zëri/