Boyko Borissov flet për liberalizimin e vizave për Kosovën
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, foli edhe për liberalizimin e vizave raporton "Zeri.info".
I pyetur dy herë nga gazetarët vendor se kur Kosova do të marr liberalizimin e vizave, Borissov tha se kjo varet nga marrëveshja me shtetin serb.
LEXO EDHE: Kryeministri bullgar jep ‘‘ultimatumin’’ Kosovës dhe Serbisë
“Sa i përket vizave, kjo varet nga marrëveshja që do të keni me Serbinë. Duhet të i bindin BE-në që rajoni ynë nuk përbën rrezik”, theksoi Borissov. /ZËRI/