Kryeministri bullgar jep ‘‘ultimatumin’’ Kosovës dhe Serbisë

Aktuale April 16, 2018 - 11:57
Ky është ''ultimatumi'' për Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i pyetur nga gazetarë bullgar, se deri ku ka mbërri Kosova drejtë rrugës së BE-së, Thaçi tha se të gjitha kushtet për Kosovën janë plotësuar raporton "Zeri.info".

“Sa i përket liberalizimit të vizave, Kosova ka përmbushur kriteret e saj duke përfshirë edhe Demarkacionin me Malin e Zi, ky është një proces i vazhdueshëm dhe punë e përhershme. Ne po i kryej detyrat tona me një qëllim të qartë drejt rrugës integruese”, tha presidenti Thaçi.

Image

LEXO EDHE: Borissov: Kosova dhe Serbia janë të detyruar të zgjidhin mosmarrëveshjet

Ndërsa në po të njëjtën pyetje se sa është Kosova gati për liberalizim të vizave, kryeministri bullgar tha se arritjet e Kosovës janë të mëdha.

Image

“Një pjesë e madhe e shteteve të Ballkanit janë me liberalizim të vizave. Arritjet e Kosovës të mëdha dhe sa më afër që Beogradi dhe Kosova janë drejt BE-së këto procese janë më afër. Këshilla nuk mund të japim, por mund të ndajmë me ju përvojën tonë”, tha Borissov, raporton “Zeri.info”

Po ashtu kryeministri bullgar gjatë fjalës së tij bëri të qartë institucioneve të Kosovës që pa marrëveshje të nënshkruar me Serbinë, nuk ka integrim në BE.

“Nëse nuk nënshkruani marrëveshje me Serbinë, as Kosova e as Serbia nuk do të hyjnë në BE sepse, BE-ja nuk dëshiron që mosmarrëveshjet e dy vendeve të hyjnë edhe në BE”, theksoi kryeministri bullgar. /ZËRI/