Trump nuk pret, luftanijet amerikane në brigjet siriane

Përmes ‘Twitter-it’ Presidenti Trump njoftoi ‘kundërpërgjigjen e ashpër’ ndaj ‘kafshës Assad’ që përdor armët kimike ndaj popullit të tij. Por më herët ai kishte postuar një tjetër status.

Një foto e tij me 19 komandantët më të lartë ushtarakë në zyrën e Ovale, paralajmëronte edhe vendimin e njoftuar sot.

LEXO EDHE: Trump e merr përgjigjen nga Rusia

Por pas deklaratës për luftë të Trump, luftanija USS Donald Cook, e ngarkuar me 50 raketa me rreze të largët “Tomahawk”, tani është vendosur në Mesdheun Lindor pranë territorit të mbajtur nga Bashar al-Assad në Siri.

LEXO EDHE: Befason Putin, kjo është deklarata e tij drejtuar Amerikës

Ndërkohë që të mërkurën, luftanija USS Harry Truman, një avionmbajtës bërthamor i shoqëruar nga 4 anije më të vogla, të cilat brenda pak ditësh do ta vendosnin Sirinë brenda rrezes së goditjes. /TCH/