Trump e merr përgjigjen nga Rusia

Bota April 11, 2018 - 17:24
Lexo detajet

Ka vazhduar lufta në Twitter ndërmjet dy superfuqive SHBA’së dhe Rusisë. E fundit ka reaguar zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Zakharova e cila u është përgjigjur kërcënimeve të Presidentit amerikan i cili tha “bëhu gati Rusi” duke iu përgjigjur reagimin të mëhershëm se rusët do ta rrëzojnë secilën raketë që bie në Siri.

Nga Moska ka ardhur përgjigja ndaj deklaratave të Trump i cili kërcënoi me sulme me raketa Rusinë.

Rusët kanë reaguar me një zyrtare të nivelit të ulët, Maria Zakharova, zëdhënëse MPJ’së së Rusisë e cila ka folur me tone të buta.

“Raketa e mençur duhet t’u drejtihet terroristëve jo qeverisë legjitime të Sirisë e cila e ka luftuar terrorizmin ndërkombëtar në territorin e saj. Cdo sulm ndaj Sirisë do të ishte një përpjekje për t’i mbuluar dëshmitë që nuk ka pasur sulme kimike në Douma” thuhet në reagimin e zyrtares ruse.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve ruse duke thënë se se secila raketë amerikane që do të godasë Sirinë do të rrëzohet nga Rusia

“Rusia është zotuar se do ta rrëzojë secilën raketë që do ta godasë Sirinë. Bëhu gati Rusi sepse ato do të vijnë, lehtësisht, të reja dhe të “mençura”. Nuk duhet të jeni partnerë me kafshën vrasëse me gaz që po kënaqet duke i vrarë njerëzit e tij”, ka shkruar Presidenti i SHBA-së.

Ai më pas kishte bërë edhe një reagim tjetër ku kishte folur me tone më të buta duke thënë se dy vendet duhet ta ndalin garën e armëve duke theksuar se dy vendet i kanë përkeqësuar raportet më shumë se gjatë Luftës së Ftohtë.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë më keq se kurrë më parë, duke përfshirë edhe Luftën e Ftoftë. Nuk ka arsye të ndodhë kjo. Rusia na duhet të na ndihmojë me ekonominë e tyre, diçka që do duhet të ishte e lehtë për t’u bërë dhe na duhet që të gjitha kombet të punojnë së bashku”, ka shkruar Trump, transmeton Express.