Zbulohet formacioni i Kosovës, Zhegrova titullar
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndeshjen e parë miqësore me trajnerin e ri Bernard Challandes.
Përzgjedhësi i ri i Kosovës ka bërë disa ndryshime në formacion.
Telegrafi ka mësuar ekskluzivisht edhe formacionin titullar të Përfaqësueses sonë.
Në portë do të jetë kapiteni Samir Ujkani, ndërsa krahët e mbrojtjes janë mbuluar nga Vojvoda e Kololli.
Fidan Aliti do të startojë në qendër të mbrojtjes së bashku me Amir Rrahmanin.
[ffkreklama]
Dy mesfushorët qendror do të jenë Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu, ku që të dy po kalojnë nëpër një formë të lartë.
Edon Zhegrova do të debutojë në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa në të majtë do të jetë Bernard Berisha.
Bersant Celina dhe Vedat Muriqi do të jenë sulmuesit e Kosovës në këtë takim.
Kosova do të luaj me Madagaskarin me fillim nga ora 19:00 në Paris të Francës.
Formacioni zyrtar: Ujkani, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Kololli, Shala, Kryeziu, Zhegrova, B. Berisha, Celina dhe Muriqi.