Fillon mbledhja e Kryesisë, mungon Lista Serbe
Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të procedohet në seancë marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, raporton "Zëri.Info".
Në sallë janë të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare përveç Listës Serbe.
Ende nuk është bërë e ditur nëse kryeministri Haradinaj ka arritur marrëveshje me Listën Serbe për të votuar pro Demarkacionit.
Ndërkohe ende nuk dihet sigurt nëse koalicioni qeverisës ka siguruar votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje.