Anulohen seancat e parapara për Azem Sylën

Seancat gjyqësore për rastin Toka, ndaj Azem Sylës dhe 21 të akuzuarve tjerë, të parapara të mbahen nesër dhe pasnesër janë anuluar.

Trupi gjykues ka njoftuar avokatët se sikurse seanca e sotme e rastit Toka që u anulua, janë anuluar edhe ato  të parapara të mbahen të mërkurën dhe të enjten në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Deri të ky vendim ka quar arsyetimi se i akuzuari ne këtë rast, ish-deputeti Azem Syla është i sëmurë, dhe mbrojta e tij ka sjellë në gjykate dokumente që tregojë se klienti i tyre po trajtohet në spital.

Anulimin e seancës se nesërme e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati Arianit Koci i angazhuar si mbrojtës i një prej të akuzuarve në ketë rast.