PDK e Skënderajt i reagon Bekim Jasharit

Dega e PDK-së në Skenderaj, ka dalë me një sqarim publik në lidhje zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Në një komunikatë për media thuhet se “Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt në seancën e mbajtur më 30 janar 2018, ka lëshuar seancën si veprim politik dhe nuk është pajtuar me formën dhe proceduarën e zgjedhjes së komiteteve të përhershme  si organe të Kuvendit komunal të Skenderajt”.

“Thirrja e seancës së njëjte nga Kryesuesja e Kuvendit duke ditur apriori vendimin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së dhe duke llogaritur në votat e një pjese të opozitës (votues të saj), është tregues i qartë i jo profesionalizmit papërgjegjësisë dhe papërvojës së studentes së arkitekturës. E gjithë kjo marrë parasysh procedimin e çështjeve pronësore pa u konstituuar organet e Kuvendit siç është KPF (Komiteti për Politikë e Financa)”.

“E informojmë opinionin publik dhe qytetarët e Skenderajt se Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt nuk ka sabotuar dhe nuk do të sabotojë punën e Kuvendit dhe Kryeartit të Komunës Bekim Jashari, përkundrazi do të mbështesë çdo iniciativë dhe projekt që është në të mirë të qytetarëve të Skenderajt”.

LEXO EDHE: Vetëvendosje e Skënderajt i përgjigjet Bekim Jasharit

“Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt nuk do të bie pre e etiketimeve dhe presioneve e publike e jo publike që po u bëhen anëtarëve të tij, për të përkrahur punën e Kryesueses së Kuvendit komunal që po vepron në kundërshtim me përgjegjësitë ligjore të saj dhe duke bërë veprime të jashtëligjshme”, thuhet në kumtesë.