Vetëvendosje e Skënderajt i përgjigjet Bekim Jasharit

Aktuale February 06, 2018 - 16:18

Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj iu ka përgjigjur akuzave që ka bërë sot kryetari i komunës Bekim Jashari i cili ka thënë se pos PDK-së e kanë bojkotuar edhe asamblistët e Vetëvendosjes.

Sipas kësaj lëvizje, propozimi për Parkun e Biznesit ka shumë shkelje dhe se nuk duan të bëhen e pjesë e shkeljeve të pushtetarëve.

“Arsyeja e mospjesëmarrjes sonë sot në seancë ldihet me faktin se në seancën e kaluar na u ofrua në rend të ditës si informatë çështja e parkut të biznesit. Prapritmas, kjo çështje u shndërrua në “propozim vendim”. Këtë gjë ne e kishim kundërshtuar mà « anë të një shkrese drejtuar kryesueses me datë 29.01.2018 ku kërkonim që kjo pikë e rendit të ditës të mbetej në një seancë tjetër. Seanca u ndërpre me 30.01.2018 në mungesë kuorumi, dhe sot pa ndryshuar asgjë substanciale dhe pa na u ofruar asnjë informacion shtesë u tentua të vazhdohet seanca e ndërprerë”, thuhet në një kumtesë të VV-së.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes në Skënderaj:

Nëse për asgjë tjetër, për faktin se sot u zbulua një e vërtetë e madhe, ia vlejti mos pjesëmarrja jonë në seancë. Pas 18 vitesh Bekim Jashari deklaroi: “Mua nuk më befason sabotimi i Sami Lushtakut, sepse ai e kishte sabotuar edhe babain dhe axhën tim në luftë.”
Po ashtu, u vërtetua edhe deklarimi ynë që nga fillimi i fushatës se PDK po e pengon Bekim Jasharin, edhe këtë të vërtetë z. Jashari e pohoi sot.

Ne përfaqësuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj, z. Jashari na kishte ftuar në takim vetëm një herë. Ne ishim pro takimit, por kryetari insistonte që takimi të mbahej në një ambient për ne të papërshtatshëm, si pasojë nuk ndodhi as takimi.
Arsyeja e mospjesëmarrjes sonë sot në seancë lidhet me faktin se në seancën e kaluar na u ofrua në rend të ditës si informatë çështja e parkut të biznesit. Papritmas, kjo çështje u shndërrua në “propozim vendim”.

Këtë gjë ne e kishim kundërshtuar më anë të një shkrese drejtuar kryesueses me datë 29.01.2018 ku kërkonim që kjo pikë e rendit të ditës të mbetej në një seancë tjetër. Seanca u ndërpre me 30.01.2018 në mungesë kuorumi, dhe sot pa ndryshuar asgjë substanciale dhe pa na u ofruar asnjë informacion shtesë u tentua të vazhdohet seanca e ndërprerë. Ne nuk e dimë pse tërë kjo ngutje, nuk e dimë pse gjithë ky sulm, kur kjo çështje do të mund të kalohej në seancën e radhës, normalisht duke na dhënë informacionet shtesë që ne kërkojmë dhe që kemi të drejtë t’i dimë e t’i shqyrtojmë, njëjtë edhe qytetarët e Skenderaj dhe opinioni publik në tërësi.

Ne i sigurojmë Bekim Jasharit që jemi pro progresit dhe zhvillimit në komunën tonë. Por po ashtu nuk lëvizim nga qëndrimet tona. Për të përkrahur planet zhvillimore duhet platformë qeverisëse, takime dhe konsultime, gjë që kryetari nuk mori mundin ta bëjë asnjëherë.
Kryetari na quajti pjesë e PDK-së. Kjo nuk është as e vërtetë apo edhe e padrejtë. Kryetari Jashari i ka të qarta arsyet pse ne nuk do të merrnim pjesë në seancë.

Ne kemi të dhëna që po bëhen tepër shumë shkelje në lidhje me projektin e këtij Parku të Biznesit. Ne nuk duam që edhe kjo të ndodhë në Komunën tonë edhe ashtu të degraduar gati në çdo sektor nga qeverisja komunale. Ne nuk duam të përsëriten uzurpimet e nëpërkëmbjet e qytetarëve tanë të varfër. Ndaj ne kërkojmë pa kushte sqarime, transparencë e mbi të gjitha qeverisje të drejtë nga ju, e konkretisht sqarime të hollësishme mbi këtë projekt, tashmë të dyshimtë.