Shqipëria triumfon në Turqi
Shqipëria ka shënuar fitore 3:2 në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, raporton zeri.info
Armando Sadiku (24, 39’) dhe Eros Grezda (55’) shënuan golat për shqiptarët, kurse për turqit realizuan Cengiz Under (47’) dhe Emre Akbaba (60’)./Zëri
- Rezultati përfundimtar është 2:3
- Emre Akbaba (60’) realizon golin e dytë për Turqinë
- Eros Grezda shënon golin e tretë për Shqipërinë në minutën e 55-të
- Turqia ngushton epërsinë në 1:2 me anë të Cengiz Under në minutën e 47-të.
- Fillon pjesa e dytë
- Përfundon pjesa e parë
- Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 41-të
- Sadiku shënon edhe golin e dytë për Shqipërinë në minutën 39-të
- Shqipëria kalon në epërsi 0:1 me anë të Armando Sadikut në minutën e 24-të
- Grezda tenton me një goditje në minutën e 13-të, por topi devijohet dhe Shqipëria fiton një goditje nga këndi.
- Fillon takimi
- Intonohen himnet e të dyja kombëtareve