Kështu e feston Marko Gjuriq fitoren e Listës Serbe

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pas fitores së Listës Serbe në komunat serbe në Kosovë ka filluar të festojë fitoren e tyre, raporton “Zeri.info”.

Përmes fotografive të publikuara në rrjetin social “Facebook”, shihet se Marko Gjuriq, është duke festuar me shampanjë së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë fitoren e Listës Serbe, e cili në zgjedhjet lokale të 22 tetorit fitoi pa balotazh në komunat serbe. 

Lista Serbe ka fituar në Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Shtërpcë, Novobërd (Artanë) si dhe në Leposaviq, raporton “Zeri.info”.