Nga java e ardhshme nuk do të ketë më targa civile për veturat zyrtare

Mbi 250 vetura të Qeverisë së Kosovës, përveç targave zyrtare përdorin edhe targa civile.

Kjo ju mundëson shumë zyrtarëve keqpërdorimin e veturave zyrtare edhe pas orarit të punës dhe gjatë vikendeve.

Arbresh.info, shkruan se ka mësuar përmes burimeve që javën e ardhshme Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj që vije nga radhët e AKR-së, do të marrë një vendim për anulimin e të gjitha targave civile për veturat zyrtare.

Qeveria aktuale ka ndaluar përdorimin e veturave zyrtare edhe gjatë fushatës një mujore elektorale për zgjedhjet lokale të së dielës.