‘Bombardon’ Vëllaznimi, merr sulmuesin e kombëtares së Luksemburgut?

Vëllaznimi prite të përforcohet në ditët në vijim me sulmuesin shqiptar, Florik Shala.

Sulmuesi 20 vjeçar që luan në qendër dhe në krahë, ka qenë pjesë e Kombëtares së Luksemburgut për U-19.

Shala që është rritur tek të rinjtë e skuadrës franceze Metz, ka shfaqur interesimin e klubit gjakovar.

Lajmin për GazetaOlle.com e konfirmon kryetari i klubit Shkëlzen Gashi.

“Kemi interesim për këtë sulmues dhe do ta shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë Gashi.

Vëllaznimi deri më tani ka arritur të tubojë 13 pikë.