Scholes bëhet trajner, befason me klubin e ri
Paul Scholes me ofertë të re.
Paul Scholes mund të emërohet trajner i ri i Oldham Athletic.
“Sky Sports News” raporton se legjenda e Manchester United mund ta drejtojë ekipin e Oldham Athletic.
Klubi ka shprehur interesim për angazhimin e tij pas problemeve në stafin teknik gjatë këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.
Scholes mund ta udhëheq ekipin së bashku me trajnerin e tanishëm të përkohshëm, Richie Wellens.