'Rikalo i bëri 'horë' Albin Kurtin, Ilir Dedën dhe Armend Zemajn'
Pas reagimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili u akuzua për keqtrajtim të shqiptarëve, deputeti Milaim Zeka, ka shkruar në Facebook, duke thënë se ai me reagimin e tij, i ka bërë horë patriotët.
Rikalo, ka mohuar të ketë keqtrajtuar ndokënd para ose gjatë luftës.
LEXO EDHE: Rikallo: Bashkë me Albin Kurtin e kemi themeluar KAN-in
Ai ka thënë se pas luftës për gjithë këto vite ka punuar me shqiptarë, duke përfshirë edhe liderin aktual të Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me të cilin thotë se në vitin 2003 e kanë themeluar organizatën KAN.
Postimi i plotë i deputetit Milaim Zeka:
Pasha Zotin hore i bani ministri “patriotate” ne Parlament
Foli Nenadi. Tregoi se ka punu me Ilir Deden. Tregoi se ne vitin 2003 e paskan themelu nje organizate te quajtur KAN, bashke me Albin Kurtin. E permendi edhe Armen Zemajne per “falcifikim te fotografise te vellait te tij, edhe per manipulim te opinionit”!
Foli Nenadi, edhe hala nuk ka fole çka din, se shume e patriotin, e patrioten e Kuvendit te Kosoves, bash kaps ka me i ba.
Eu bre deri ku shkon shizofrenia, psikopatia e urrejteseve te qeverise, qe me rrexu Ramushin, plus me lane te koritun.
O Zot, ruaje Kosoven nga patriotate e mbas luftes! O Zot, ruaje kombin shqiptare nga ata qe e shajne Beogradin, a edhe anderrat i shohin serbisht!