Rikallo: Bashkë me Albin Kurtin e kemi themeluar KAN-in

Aktuale September 15, 2017 - 16:36

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, ndër të tjera në reagimin e tij, pas kërkesës për dorëheqje nën dyshimin se ka maltretuar qytetarë shqiptarë në Prishtinë para përfundimit të luftës në vend, ka bërë të ditur se 4 vite ka qenë anëtarë i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina, raporton “Zeri.info”.

“Në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kam marrë pjesë në themelimin e KAN-it. Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë.  Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ma konvenuar. Që nga atëherë kemi ndërprerë bashkëpunimin”, thuhet mes tjerash në reagimin e tij. /ZËRI/