Një shqiptar kundër 25 mijë ukrainasve (FOTO) 12:31, 15/09/2017 Dinamo e Kievit e kishte përkrahjen edhe të “lojtarit të dymbëdhjetë”, përkatësisht tifozëve, në ndeshjen që e fitoi me rezultat 3:1 kundër Skënderbeut në Grupin B të Europa Leagues, raporton "Zëri.info". Gjiganti ukrainas kishte tubuar rreth 25 mijë tifozë për ndeshjen ndaj kampionit të shtatëfishtë të Shqipërisë, të cilit natyrisht se i mungoi përkrahja e tifozëve në Kievin e largët. Sidoqoftë, Skënderbeu e kishte një tifoz. Zëri shkruan se mediave ukrainase u ka lënë përshtypje një tifoz i vetëm shqiptar karshi 25 mijë tifozëve tjerë ukrainas. Tifozi shqiptar e ka shpalosur flamurin kombëtar dhe ishte i vetëm në njërën prej pjesëve të tribunave të stadiumit “Olimpiysky”, në të cilin do të duhej të vendoseshin tifozët e Skënderbeut, të cilët natyrisht se kanë munguar shkaku i largësisë. Sidoqoftë, tifozi shqiptar ka zënë vend në mediat ukrainase. Ai ka qenë personi i vetëm në tribuna që ka festuar në pjesën e parë, të cilën Skënderbeu po e fitonte 0:1, por në pjesën e dytë tifozi u dëshpërua, pasi ekipi nga Korça i pësoi tri gola dhe humbi me rezultat 3:1. /Zëri/ Lexo edhe: Aguero zbulon se Chelsea humbi shansin për të nënshkruar me të në vitin 2009 Mbappe këshillohet të refuzoj Real Madridin për një lëvizje në Arabinë Saudite Ipswich Town, në garë për Armando Brojën