Aksident i frikshëm në Tiranë, përmbyset vetura, lëndohet pasagjeri

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë, ku mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K.
 

Si pasojë e përplasjes, mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur.

Për pasojë nga përplasja pasagjeri në mjetin e përmbysur është lënduar por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak. Më datë 13.09.2017, rreth orës 12:53 në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një mjet të përmbysur në rrugën “Hoxha Tasim”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimi paraprak ka rezultuar: Në rrugën “Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K., ku si pasojë e përplasjes mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur.

Nga përmbysja e mjetit me drejtues shtetasin F.K., është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve. /Panorama/