Pensionohet Valdes
Ish-portieri i Barcelonës dhe Manchester United, Victor Valdes ka vendosur që të pensionohet nga futbolli, raporton “El Mundo Deportivo”.
35-vjeçari kishte oferta nga Deportivo La Coruna, Real Betis dhe Las Palmas pas largimit nga Middlesbrough, por spanjolli ka vendosur të tërhiqet nga loja e futbollit, transmeton zeri.info
Valdes u largua nga klubi anglez në muajin maj, pas skadimit të kontratës një-vjeçare me klubin.
Ish-reprezentuesi spanjoll ishte paraqitur 28 herë me fanellën e Middlesbrough gjatë edicionit të kaluar.
Valdes kishte qenë figurë kyçe në sukseset e ish-skuadrës së tij, Barcelona.
Ai kishte luajtur gjithsej 535 ndeshje me gjigandin katalunas dhe kishte fituar 21 tituj, duke përfshirë gjashtë liga spanjolle dhe tre Liga të Kampionëve.
35-vjeçari u largua nga “Camp Nou” në fundin e edicionit 2013/2014.
Valdes gjithashtu numëron 20 paraqitje me përfaqësuesen e Spanjës./Zëri