Vetura e godet për vdekje këmbësorin në Prizren

Përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. I dyshuari mashkull gjersa ishte duke drejtuar automjetin në autostradë, ka goditur për vdekje një këmbësor mashkull.

“Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes dhe e vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion”, njofton policia, transmeton Express.

I dyshuari është arrestuar dhe  dërguar në mbajtje.