Ilda Bejleri ndez mediat greke (FOTO)
Gazetarja e njohur e sportit, Ilda Bejleri, është një prej femrave më joshëse të televizioneve shqiptare. Mirëpo tanimë aftësitë e saj kanë kaluar kufijtë shqiptarë, duke u përhapur edhe në vendin fqinj, Greqi.
Gjatë kësaj jave, disa prej mediave greke i kanë kushtuar Ildës disa artikuj ku admirojnë format joshëse të saj dhe talentin e bukuroshes në fushën e gazetarisë.
“Jo vetëm një gazetare e talentuar, por edhe një femër bombastike. Një prej gazetareve më seksi në botë”, ka shkruar grekja “Lifeviews.gr” për gazetaren shqiptare.
Ilda Bejleri së fundmi ka shijuar pushimet e saj në Greqi nga ku ka çmendur edhe shtypin grek, falë fotove të nxehta që bukuroshja ka publikuar në rrjetin social “Instagram”.