Kurti: Nuk ka më kundërshtime për VV nga bashkësia ndërkombëtare

I nomunuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk është duke e kundërshtuar më VV-në për të hipur në pushtet.

Kurti tha pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës se në vitin 2014 ka pasur kritere shtesë për Vetëvendosjen ndërkaq tashmë ato kritere nuk ekzistojnë, shkruan arbresh.info.

“Në vitin 2014 ka pasur edhe kritere shtesë për qeverisjen e Vetëvendosjes përveç votave, tashmë nuk ekzistojnë kriteret e tilla. Ne trajtohemi në mënyrë të barabartë dhe kushdo që krijon shumicën do të krijoj Qeverinë e cila pranohet dhe mbështetet nga faktorët ndërkombëtar”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, në takimet që ka pasur këto ditë më ambasadorë ndërkombëtar në Kosovë është diskutuar për qëndrimet dhe idetë e Vetëvendosje kur të hyjë në Qeveri.

“Në njërën anë diskutohen sfidat e seancës konstituive ndërkaq në anën tjetër diskutohen qëndrimet dhe idetë e Vetëvendosjes atëherë kur ne të jemi në qeveri, në lidhje me zhvillimin ekonomik të orientuar në punësim. Theksojmë rëndësinë e partneritetit edhe bilateral edhe multilateral me shtete e Perëndimit e në veçanti me SHBA-të”, ka thënë Kurti.